Google ADS

Basha në Vjenë: Ndamë shqetësimin për krizën me përfaqësuesit e lartë të OSBE

18:12 | 18 Korrik 2019
Arbresh.info

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ndodhet në Austri, nga ku njofton se është takuar me përfaqësuesit e lartë të OSBE.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Basha shkruan se ka ndarë me përfaqësuesit e lartë të OSBE shqetësimin për krizën.

Gjithashtu ai thekson se në këto takime është diskutuar edh qëndrimi i pandryshuar të Opozitës së Bashkuar: “zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve”.

Statusi i plotë i Bashës në “Twitter”

Në Vienë me përfaqësuesit e lartë të OSBE ndamë shqetësimin për krizën dhe qëndrimin e pandryshuar të Opozitës së Bashkuar: zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme