Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai francez, Emmnauel Macron, biseduan për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin dhe konfliktin në lindje të Ukrainës.
Franca është përpjekur të zbusë tensionet në rritje pasi Shtetet e Bashkuara, vitin e kaluar, u tërhoqen nga marrëveshja.
Rusia, Kina, Franca, Britania e Madhe, Gjermania si dhe BE-ja, mbeten ende palë në marrëveshje, e cila ka për qëllim kufizimin e pasurimit të uraniumit nga ana e Iranit dhe pengimin e mundësive për ndërtimin e armës bombës bërthamore.
“Të dyja palët theksuan se marrëveshja është faktori më i rëndësishëm për sigurinë në Lindjen e Mesme”, thuhet në njoftimin e Kremlinit.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se marrëveshja i mundëson Iranit të posedojë armë bërthamore për disa vite.
Pas tërheqjes, SHBA-ja, rivendosi sanksionet ndaj Iranit.
Në anën tjetër, Teherani tha se ka rritur pasurimin e uraniumit në nivele më të mëdha sesa që parasheh marrëveshja./rel/
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari