Google ADS

Haradinaj flet për vdekjen e fëmiut në Fushë Kosovë

14:42 | 18 Korrik 2019
Arbresh.info

I pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar vdekjen e 12-vjeçarit në Fushë Kosovë.

Haradinaj teksa ka thënë se është shqetësuese ka shtuar se Policia ka rritur vigjilencën, shkruan arbresh.info

“Ishte lajm i trishtueshëm dhe u shpreha ngushëllime të gjithëve për vdekjen e fëmijës që na trishtoi, dhuna në familje apo dhuna te personat e pa mbrojtur  e të fëmijët është shqetësim. Policia e Kosovës e ka ngrit vigjilencën por ka ende vend për përmirësim sepse Policia po përballet me një punë voluminoze”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri ka shtuar se është duek punuar në tema si diskriminimi e shfrytëzimi i paligjshëm.

“Në vazhdimësi bëhet punë që të trajtohet çështja e diskriminimit, trajtimin e shfrytëzimit të paligjshëm, personat e mitur por disa tema të akumuluara me dekada marrin më shumë kohë”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu gjatë vizitës në komunën e Fushë Kosovë ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe liberalizimin e  vizave./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme