Zhvillimet e fundit me paraburgimin e Bojan Jovanovskit, menaxher në TV kabllor 1TV, ngrenë dyshime rreth abuzimit serioz të medias në llogari të pasurisë personale të disa individëve.
Ky zhvillim i ngjarjeve lidhur me 1TV gjithashtu paraqet një goditje serioze ndaj reputacionit të gazetarisë profesionale, dhe nëse nuk ka zgjidhje ligjore, kjo mund të shkaktojë rënie në besimin e publikut ndaj gazetarëve dhe mediave.
“SHGM shpreh shqetësimin edhe për gjendjen e gazetarëve dhe punonjësve mediatik të punësuar në këtë televizion, të cilët shkaku i këtij skandali mund të mbesin pa punë. Kjo gjithashtu mund të ketë një ndikim negativ në tregun e përgjithshëm të punës në sektorin e medias. Kjo gjendje le të jetë alarmi i fundit për zbatim urgjent të reformave të paralajmëruara dhe të premtuara në fushën e medias, por edhe në biznesin e përgjithshëm të medias, përmes monitorimit të nevojshëm në lidhje me mënyrën e financimit të medias dhe në lidhje me pronësinë”, thuhet në kumtesën e sotme të SHGM-së.
SHGM i bën thirrje Qeverisë dhe opozitës, përmes Parlamentit, që të gjejnë një mekanizëm për zhbllokimin urgjent të procedurave parlamentare përmes të cilave reformat që janë të rëndësishme për sferën tonë të medias duhet të vazhdojnë. Theksojmë dhe rikujtojmë se janë shkelur të gjitha afatet për zgjedhjen e anëtarëve të ti të Këshillit Programor të RTVM-së dhe Këshillit të AShMAA.
“Këto ishin parakushte përmbushja e të cilëve do të çonte deri në krijimin e ambientit në të cilin mediat private, si dhe servili publik do të mund të funksionojnë në mënyrë të pavarur, në interes të publikut. Kërkojmë që AShMAA të bëjë mbikëqyrje të jashtëzakonshme në mënyrë që të përcaktohet nëse televizioni 1TV ka shkelur dispozitat e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele”.
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...