Publikohet përbërja e delegacionit ndërparlamentar BE – Maqedoni e Veriut

12:48 | 18 Korrik 2019
Arbresh.info

Parlamenti Evropian e miratoi përbërjen e 44 delegacioneve ndërparlamentare të cilët i mbajnë marrëdhëniet parlamentare me shtetet tjera, rajonet dhe organizatat, mes tyre edhe delegacioni për marrëdhënie me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Delegacioni numëron 13 anëtare dhe 13 zëvendës.

Nga grupi i partive popullore evropiane janë: Aleksander Aleksandrov Jordanov (Bullgari), Vlladimir Bilçik (Sllovaki) dhe Marion Uallsman (Gjermani), ndërsa zëvendësit e këtij grupi politik janë Jan Ollbrisht (Poloni) dhe Maria Spiraki (Greqi).

Nga radhët e socialistëve dhe demokratëve anëtarë të delegacionit janë Kati Piri (Holandë) dhe Andreas Shnejder (Austri), ndërsa zëvendës janë Biljana Borzan (Kroaci), Pina Piçerino (Itali) dhe Mihai Tudose (Rumani), vendi njëanëtarësh ende nuk është plotësuar.

Nga grupi i ish liberalëve, tani Evropa e Rindërtuar anëtarë të delegacionit janë Atie Alieva-Veli (Bullgari) dhe Irena Joveva (Slloveni), zëvendës Katalin Çeh (Hungari) dhe Klaudia Gamon (Austri).

Anëtarë të delegacionit nga radhët e Të gjelbërve/Aleanca e lirë evropiane janë Tineh Strik (Holandë) dhe zëvendësi Patrik Bejer (Gjermani).

Nga grupi Identitet dhe Demokraci anëtar është Masimo Kazanova (Itali), përderisa zëvendësi nuk është emëruar ende.

Anëtarë të grupit të Konservatorë evropian dhe Reformistë është Angel Xhambazki (Bullgari) si dhe zëvendësi Bogdan Rzhonca (Poloni).

Nga eurodeputetët e pavarur në asnjë grupë janë Lefteris Nikollau-Alavanos (Greqi, komuinist) dhe Anunziata Mari Ris-Mog (Britani të Madhe, partia Bregzit, dy zëvendës vijnë gjithashtu nga Britania e Madhe nga partia Bregzit Xhonatan Bulok dhe Matejo Riçar Paten.

Delegacionet ndërparlamentare punojnë në mbajtjen e marrëdhënieve dhe këmbimit të informatave me deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për promovimin e vlerave bazë të BE-së: liria, demokracia, respektimi i të drejtave të njeriut dhe liritë bazë dhe qeverisja e së drejtës.

Miratimi i përbërjes së delegacionit të sesionit plenar në Parlamentin Evropian, bëhet në bazë të vendimeve të brendshme të grupeve politike dhe anëtarëve të pavarur të PE-së. Në përbërje të delegacionit duhet të sigurohet përfaqësim parësor të vendeve-anëtare, mendime politike dhe përkatësi gjinore.

Kryetari dhe nënkryetari i delegacionit do të zgjidhen në mbledhjen kryesore të delegacionit, që duhet të mbahet në shtator.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme