Google ADS

ORCA paralajmëron padi ndaj Kryeministrit dhe Ministrit të Arsimit

12:28 | 18 Korrik 2019
L G

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi do të ballafaqohen jo vetëm më protesta por edhe më padi në rast se ndërhyjnë ashtu siç kanë paralajmëruar në rastin e vendimit për mos akreditimin e tri universiteteve publike.

Kështu paralajmëruan organizatorët e protesës simbolike të organizuar para ndërtesës së Qeveris nga organizata ORCA, më moton ” Kush o ma i forti”.
Gramos Buqinca nga kjo organizatë shtroi pyetjen se “kush është ma i forti, Kryeministri apo Këshilli Shtetëror i Cilësisë”.

” Kush o ma i forti o pyetja që bëhet në ndeshjet e karates dhe nuk do të duhej të shtrohet në çështjet publike. Por pasi Kryeministri vjen nga sportet, ai mundet me bë. Kush o ma i fort, kryeministri apo Këshilli Shtetëror i Cilësisë. Të njëjtit njerëz e kanë bërë edhe Kryeministrin edhe Këshillimin. Këshilli Shtetëror ishte dashur të jetë më i fort”, u shpreh ai.

Ai paralajmëroj padi për keqpërdorim nëse kryeministri apo ministri i Arsimit ndërhyjnë në rastin e akreditimeve në vendimin e Këshillit Shtetëror për Cilësi.

“Ne do të përgatitemi edhe për protesta në rastin e parë që Kryeministri ose Ministri i Arsimit ndërhyn në këtë çështje”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme