Aktiviteti i ulët fizik, mosha, dhe gjendja shëndetësore janë vetëm disa nga faktorët, të cilët e shkaktojnë kapsllëkun.
Nëse e kryeni nevojën më pak se tre herë në javë atëherë ju jeni duke përjetuar kapsllëk, shkruan Healthline.
Disa nga mënyrat natyrale me anë të së cilave ju mund ta shmangi këtë problem janë:
Përdorni suplemente me fibra – Një nga arsyet e kapsllëkut është mungesa e fibrave në ushqimin, që jeni duke e përdorur.
Pini sa më shumë ujë – Hidratimi i duhur i organizmit është mënyra e duhur për ta shmangur kapsllëkun. Ju duhet të përdorni sasi të lartë të ujit dhe lëngjeve të tjera.
Përdorni një stimulant laksativ – Stimulantët laksativë janë të dizajnuar për të stimuluar zorrët të funksionojnë më mirë.
Përdorni një laksativ lubrifikant – Disa lloje specifike të vajrave janë të krijuar për këtë lloj problemi. Me anë të këtyre lubrifikantëve bëhet më e lehtë kryerja e nevojës.
Bëni aktivitete fizike – Provoni të bëni joga ose të ecni, në mënyrë që të përmirësoni peristaltikën e zorrëve dhe qarkullimin më të mirë të gjakut.
Masazhoni zorrën – Një masazh e duhur e zorrëve, mund të ndihmojë në stimulimin e kryerjes së nevojës.
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...