Turqia u ka bërë thirrje SHBA-ve që të përmirësojnë gabimin e largimit të Turqisë nga programi për avionin luftarak F-35, “që do të dëmtonte marrëdhëniet në mënyrë të pariparueshme”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.
Veprimi i njëanshëm i SHBA-ve “as nuk përputhet me frymën e aleancës e as nuk ka bazë legjitime”, thuhet në kumtesën e ministrisë.
“Nuk është e drejtë të largohet Turqia, njëri nga partnerët kryesorë në programin F-35”, thuhet më tej, duke shtuar se nuk janë të vlefshme pretendimet se sistemi S-400 do të rrezikojë informatat e ndjeshme të teknologjisë së F-35-it.
“Duke qenë i papërgjegjshëm ndaj propozimit tonë për të formuar një grup pune për këtë çështje që do të përfshijë NATO-n, është një tregues i qartë se SHBA është i njëanshëm dhe nuk ka vullnet për të zgjidhur çështjen në mirëbesim”, thonë nga ministria.
SHBA patjetër të shfaqë rëndësinë e duhur për miqësinë me Turqinë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra, qëndron më tej në kumtesë, veçanërisht në luftën kundër DEASH-it, PKK/PYD/YPG dhe Organizatës Terroriste Fetullah (FETO).
Paraprakisht, SHBA njoftoi se do të largojë Turqinë nga programi për avionin luftarak F-35, që pason pas kërcënimeve të këtilla në lidhje me blerjen e sistemit rus për mbrojtje ajrore S-400 nga ana e Ankarasë.
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ishte kërcënuar se do të largojë Turqinë nga programi i avionit luftarak F-35 nëse furnizohet me S-400 nga Rusia, duke paralajmëruar se sistemi mund të përdoret nga Moska që në mënyrë të fshehur të merr informata sekrete në lidhje me avionin luftarak.
Dorëzimi i pajisjeve të sistemit S-400 filloi javën e kaluar dhe po vazhdon me dërgesën e 14-të të pajisjeve që deri më tani kanë arritur në Turqi në gjashtë ditët e fundit.
Pilotët turq dhe ekipi i mirëmbajtjes, të cilët ishin dërguar në SHBA për t’u stërvitur për platformën F-35, janë njoftuar se do të duhet të largohen nga vendi deri në fund të muajit.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...