Deputeti Visar Ymeri ka folur për hetimet që i ka zhvilluar Komisioni Hetimor për Telekomin, ka thënë se kanë zbuluar kontrata të dëmshme në Telekom, e ndër më të mëdhatë, sipas tij, është ajo me Zmobile.
“Por edhe të tjera që kanë të bëjnë me shitje e stërshitje të produkteve të Vala-s. Ka edhe kontrata për shërbime që Telekomi ka njerëz të punësuar për ato shërbime. Nëse e shohim në përgjithësi, Telekomi është përdorur nga njerëzit e fuqishëm politikisht, të përfshirë ose jo në politikë, për të kanalizuar paranë e ndërmarrjes publike nëpër xhepat e vet”, deklaroi Ymeri.
Për të dalë nga kjo gjendje, pasi që Zmobile e ka dërguar lëndën e borxhit prej 25 milionësh që ia ka Telekomi tek përmbaruesi, Ymeri tha se qeveria, si aksionare e Telekomit, do të duhej të ndërhynte të ndihmonte Telekomin financiarisht që të tejkalonte këtë krizë.
“Domosdoshmërisht, kontrata me Zmobile nuk duhet vazhduar. Duhet kërkuar nga Rregullatori që numrat e Zmobile t’i kthehen Vala-s. Për sa i përket 25 milionëshit, është vendim i Arbitrazhit. Siç kemi gjurmuar pak në Komision, shihet se në këtë rast Telekomi ka shkuar i papërgatitur. Ky tash është vendim gjyqësor, dhe tash ka shkuar në përmbarim. Mendoj se këtu më s’ka mundësi ligjore që të ndërhyjë në një proces të vendosur nga gjykata”, u shpreh ai.
Ai tha se s’është e sigurt nëse dikush duhet të vihet para përgjegjësisë penale për gjendjen e krijuar në Telekom. Por thotë se ka lëshime të cilat nuk mund të jenë të paqëllimshme.
Deputeti i PSD-së foli edhe për çështjen e mos-akreditimit të 3 universiteteve publike dhe për ndërhyrjet politike në Agjencinë Kosovare të Akreditimit. Ai tha se në asnjë mënyrë politika nuk guxon të ndërhyjë në institucionet e pavarura.
“AKA është institucion i pavarur. Vendimet e AKA-s do të duhej që të merreshin seriozisht nga Qeveria, por veçanërisht nga këto universitete, që sa ankohen, më mirë të merren me problemet që u janë shfaqur. Në sektorin e Arsimit duhet të kemi një përgjegjësi më të madhe. Nga Qeveria e deri tek drejtuesit të këtyre institucioneve akademike. Duke emëruar rektorë të tillë si Artan Nimani, që dyshohet për sulm, mendoj se po e shkatërrojmë procesin e arsimit”, theksoi Ymeri, për KTV-n.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...