Sot në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, mbahet provimi pranues për studentët aplikantë në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2019-2020.
Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në studimet baçelor respektivisht në Fakultetin e Edukimit programi Fillor dhe Parashkollor, Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik në programet Banka Financa dhe Kontabilitet, programin Menaxhment dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, do të regjistrojë 925 studentë të rregullt në studime baçelor.
Nga numri i përgjithshëm i përcaktuar, Universiteti do të regjistrojë deri në 12 % studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë.
Po ashtu, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i, mund të pranohen edhe kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, 2% e kandidatëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç, kurse 1 % e kandidatëve nga Mali i Zi.
Po ashtu, në bazë të kuotave, mund të pranohen edhe 2 % e kandidatëve nga Shqipëria dhe Maqedonia, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.
Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 22.07.2019 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...