Ministri i sapo emëruar i Inovacionit, Muzafer Shala ka pranuar sot detyrën dhe ka shpalosur në pika të shkurta vizionin e tij për drejtimin e këtij resori.
Shala ka falënderuar Partinë Demokratike të Kosovës për besimin e dhënë.
“Kosova sot më shumë se kurrë ka nevojë për fuqizim të ndërmarrësish dhe inovacionit, si mundësi reale për zhvillim dhe prosperitet”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Shala thotë se Kosova ka talent dhe potencial, dhe sipas tij së bashku me ekipin e vetë do të punojë drejt që ky potencial ta orientohet në zhvillim ekonomik dhe ngritje të mirëqenies.
“Do të kujdesem që startupet inovative të kenë përkrahjen maksimale që ato të rriten e të gjenerojnë punësim dhe do të punoj fortë, që të ndërlidhim sa më shumë akademinë me ekosistemin e ndërmarresisë në mënyrë që Kosova të bëhet qendër e inovacionit për Ballkan. Por në të njëjtën kohë, do të kujdesem që në të gjitha përpjekjet tona të jemi sa më transparent.
Me besim te vetja, familja e shoqëria po nisim rrugën drejtë zhvillimit për një Kosovë ku mbështeten idetë e inovatorëve dhe ndërmarrësve të rinj. Problemet e vjetra do t’i mundim me ide të reja bashkë me djemtë e vajzat më të mirë të këtij vendi”, ka shkruar ai në një postim në faqen e tij në Facebook.
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...