Barcelona do ta lejojë largimin e Malcom për 60 milionë euro, pasi që klubi dëshiron të grumbullojë fondet për objektiva të tjera.
Braziliani u transferua në Camp Nou në verën kaluar nga Bordeaux për 40 milionë euro, mirëpo ai nuk arriti t’i plotësonte pritshmëritë te katalunasit.
Për këtë arsye, Blaugranët duan të fitojnë nga shitja e tij, prandaj sipas Marca, klubi i ka njoftuar përfaqësuesit e lojtarit se ai mund të largohet për 60 milionë euro.
Klubet angleze, Arsenal, Everton dhe Tottenham Hotspur, kanë shprehur interesim për shërbimet e Malcom, i cili pas transferimit të Antoine Griezmann, do të ketë akoma më pak hapësira në skuadër.
Nga ana tjetër, deri më tani, përfaqësuesit e futbollistit nuk kanë bërë kërkesë për largim e as që kanë shprehur interesim që braziliani të ndërrojë ambient.
Situata e Malcom do të komplikohej akoma më shumë, në rast se Barca arrin ta kthejë sulmuesin tjetër brazilian, Neymar, sepse do të duhej ta largonin domosdoshmërisht një lojtar që është nga shtetet jashtë Bashkimit Evropian.
Osmani priti në takim një delegacion të grupit Labour Friend...
“Trepça” largon nga puna dy punëtorë, kryen shkelje të rënda...
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...