Google ADS

Microsoft dhe Google i japin fund rivalitetit

09:02 | 1 Tetor 2015
Arbresh Info

Gjiganti Google dhe Microsoft kanë rënë dakord për të zhdukur të gjitha çështjet e tyre gjyqësore kundër njëra tjetrës, njoftuan kompanitë të mërkurën.

Kompanitë deklaruan që marrëveshje iu jep fund të gjitha luftërave gjyqësore, përfshirë një numër të madh teknologjive, telefonave të mençur, rrjetit Wi-Fi, dhe patentën që Microsoft ka përdorur në konsolën Xbox si dhe produktet e tjera me Windows, transmeton arbresh.info.

Po ashtu, marrëveshja largon edhe të gjitha çështjet e tjera që përfshijnë edhe kompaninë Motorola Mobility, të cilën Google e shiti vitin e kaluar tek Lenovo Group Ltd derisa ishte duke mbajtur patentat./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme