Google ADS

Vetëvendosje hap dyert për mërgimtarët

19:52 | 17 Korrik 2019
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje të mërkurën pasdite organizoi pritje për bashkatdhetarët nga mërgata.

Selia qendrore e Vetëvendosjes, ku edhe po mbahej aktiviteti ishte e mbushur me mërgimtarë, shkruan arbresh.info

Sekretarja organizative e VV-së, Vlora Haxhimehmedi, tha se në këtë organizim janë mbledhur për me bashkëbisedu me mërgatën dhe me I dëgju hallet e tyre.

“Sot jemi mbledhë në zyrat e VV-së dhe e kemi një takim me bashkë atdhetarët tanë. Për shkak se kemi pas dëshirë me u taku me mërgatën. Sot jemi mbledh për me bashkëbisedu me mërgatën tanë me i dëgju edhe hallet e tyre, thjesht me e pas një ditë të këndshme së bashku. Ku i diskutojmë edhe hallet e tyre por, edhe zgjidhjet që së paku ne si VV mendojmë për ta” tha Haxhimehmedi për arbresh.info

Ajo tha se janë shumë mirënjohës për kontributet e mërgatës.

Veç këtij takimi, sekretarja organizative e VV-së, tha se takimet tjera me bashkatdhetarët do të vazhdojnë edhe në muajin gusht.

“Sot me fillim kemi qenë të mbushur me bashkatdhetarë të cilët kanë ardhe për me na taku. Jemi shumë mirënjohës për kontributin e tyre gjithherë që e kanë pas. Ky kontribut shihet në mënyra të ndryshme, edhe fal tyre kemi arrite me pas së paku këtë zhvillim të vogël. Përpos ditës së sotme kemi me pas takime me mërgatën edhe me 7 gusht, edhe me 14 gusht” tha Haxhimehmedi.

Në këtë aktivitet u panë të pranishëm Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe shumë figura tjera të rëndësishëm të Lëvizjes./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme