Derisa Lutfi Haziri thotë se do të presë listën finale të delegatëve të LDK’së, për ta bërë publike kandidaturën e tij për kryetar të LDK’së, kreu i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka treguar se nuk ka pretendime për t’a sfiduar Hazirin dhe pretendentët eventualë në këtë garë.
Besnik Veliu
Në një bisedë për Gazetën Express Muhaxheri i pyetur se do t’i futet garës për kryetar të LDK’së, është përgjigjur shkurtimisht me “Jo”
“Jo, jo, jo”, ka thënë prerë kreu i Komunës së Pejës.
Muhaxheri ka hezituar që të jap emra, për atë se kush mund të kandidojë për postin e kreut të LDK’së.
“Ja, nuk kemi asi qëndrime”, është shprehur Muhaxheri.
Ndërkohë në pyetjen e tretë të Gazetës Express, se “a e shihni Isa Mustafën si një person që duhet të marrë kreun e LDK’së edhe për një mandat, linja telefonike me Muhaxherin është ndërprerë pasi Muhaxheri ka filluar të flasë.
“Paj tash ajo është…”, është fjalia e lënë përgjysmë nga Muhaxheri.
Pas kësaj shkëputje, Gazeta Express ka provuar që ta kontaktojë Muhaxherin edhe për pesë apo gjashtë herë radhazi, megjithatë edhe përkundër faktit se telefoni binte, kreu i Pejës nuk është përgjigjur.
Kryesia e LDK’së ka vendosur që Kuvendin Zgjedhor të partisë ta mbajë më 3 gusht të këtij viti. I gjithë ky proces i brendshëm në partinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova është përcjellë me telashe të shumta të cilat kanë eskaluar edhe në përplasje fizike mes bashkëpartiakësh.
Në një intervistë të mëhershme për Express, Muhaxheri thoshte se këto përplasje brenda LDK’së, mbase po ndodhin për shkak që anëtarët e partisë po e nuhasin që LDK’ja do të jetë në pushtet zgjedhjet e ardhshme.
“Tashmë as unë nuk po mund ta kuptoj arsyeshmërinë e tyre. Ndoshta është njëra prej këtyre pritshmërive që zgjedhjet e ardhshme LDK-ja do të jetë e para dhe në Qeveri, prandaj njerëzit kujtojnë që duhet me qenë medoemos nëpër struktura për më i vjelë frytet e fitores së ardhshme”, kishte thënë Gazmend Muhaxheri për Gazetën Express më 30 maj të këtij viti.
Finalizimi i procesit të brendshëm zgjedhor në LDK ka mbetur peng i zgjedhjes së strukturave në Degën e III-të të Prishtinës, pas mosmarrëveshjeve ndërmjet Hazir Borovcit dhe Arban Abrashit.
Sa i përket kësaj problematike sot ka folur për Express, Hazir Borovci, i cili ka paralajmëruar një takim që mund të mbahet nesër, e në të cilin do të merret vendim se si do të procedohet tutje me zgjedhjet në Degën e “Presidentit Rugova”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...