Pas një mbledhje 5 orëshe të kryesisë së PS-së, Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka zgjedhje në 13 tetor.
“Zgjedhjet janë bërë më 30 qershor. Jemi shumë të angazhuar për të filluar mbarë procesin e qeverisje vendore. Nuk njoh ndonjë 13 tetor. Ndoshta i bie e diel, por është si të gjitha të dielat që kemi përpara”, u shpreh ai.
Sipas tij socialistet janë fokusuar tek zgjedhjet e brendshme.
“Jemi ballafaquar me të gjithë elementët që kemi vënë në tavolinë për të adresuar dhe sigurisht edhe me të gjitha përgjegjësitë që gjithsecili ka për të vijuar këtë proces”, tha Rama.
Më herët përmes Facebook, presidenti Ilir Meta i ka kërkuar partive që të zgjidhin krizën politike.
Kreu i Shtetit ka nënvizuar faktin se në 17-18 tetor do të merret vendimi për çeljen ose jo të negociatave për Shqipërinë. Meta thotë se nuk mund të vazhdohet më të ecet në dy rrugë të kundërta, që nuk takohen me njëra-tjetrën: në një anë atë të kapjes së çdo institucioni, çdo zyre dhe çdo vendi pune, dhe atë të delegjitimimit të çdo institucioni nga ana tjetër.
Sipas presidentit të dy palët duhet t’u krijojnë mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë, që në mënyrë të qetë, civile dhe demokratike të shprehin sovranitetin e tyre për të gjitha institucionet, vendore dhe qendrore, përfshi dhe Presidentin nga populli, në 13 tetor./TCH
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...