Google ADS

Ferrari i rrallë që mund të shitet në ankand për miliona euro

15:09 | 17 Korrik 2019
A. B.

Vetëm katër makina të tilla ekzistojnë në tërë botën.

Muajin që vjen do të zhvillohet Java e Veturave Monterey në Kaliforni të SHBA-ve.

Në mesin e veturave që do prezantohen në këtë event do jetë edhe ‘Ferrari 250 GT Series 1 Cabriolet’, i prodhuar më 1958-ën, që pritet të shitet disa milionë euro, transmenton fax.al.

Pronarin e parë, kjo makinë e ka pasur aktorin Prince Alessandro “Dado” Ruspoli nga Roma.

Me këtë makinë, Dado ka shëtitur personazhe të famshme si Salvador Dali, Brigitte Bardor dhe Pablo Picasso.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme