Google ADS

Ministri Tahiri kërkon sqarimin e rrethanave të rastit në Fushë Kosovë

14:17 | 17 Korrik 2019
V. S.

 Ministri i Drejtësisë, Ableard Tahiri, ka kërkuar që rrethanat e vdekjes së të miturit nga Fushë Kosova të sqarohen deri në fund.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të sqarojnë të gjitha rrethanat e vdekjes së të miturit nga Fushë Kosova.

Postimi i plotë i Tahirit:

Rrethanat e vdekjes së të miturit nga Fushë Kosova duhet sqaruar deri në fund.

Pa dashur të paragjykoj asnjë element rreth këtij rasti, si Ministër i Drejtësisë jam thellësisht i bindur se dinjiteti i njeriut në shoqërinë tonë nuk mund të jetë subjekt i angazhimit ose mos angazhimit të institucioneve.

Përgjegjësitë tona ligjore, kushtetuese e institucionale janë të ndara, por të gjitha bashkë janë në funksion të shoqërisë dhe anëtarëve të saj pa dallim.

Vlera e institucioneve merr tipare kuptimplota vetëm atëherë kur ato arrijnë të përmbushin misionin e tyre.

Mbi pretendimet që janë ngritur për mundësinë e neglizhencës në trajtimin e paralajmërimeve të këtij rasti, konsideroj se duhet një hetim i plotë dhe pa paragjykim.

Institucionet e zbatimit të ligjit në Republikën e Kosovës funksionojnë mirëfilli dhe janë agjens të plotfuqishëm e të besueshëm, të cilëve qytetarët ju drejtohen për ndihmë.

Prandaj brenda tyre neglizhenca nëse ka të tillë, nuk mund të tolerohet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme