Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka vizituar Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.
Vizita është realizuar me rastin e mbajtjes së provimit pranues për studentët e ri të Fakultetit të Mjekësisë dhe rritjen e numrit të studentëve që do të pranohen në këtë fakultet.
Për vitin akademik 2019-2020, në Fakultetin e Mjekësisë do të pranohen 75 studentë më shumë në mjekësi të përgjithshme dhe 59 më shumë në infermieri.
Ismaili tha se është bërë një angazhim i madh për ta rritur numrin e studentëve në Fakultetin e Mjekësisë për të shtuar numrin e mjekëve.
“75 studentë më shumë në Fakultetin e Mjekësisë për më shumë mjekë në dispozicion të qytetarëve. Ju e dini që sot Kosova ka 0.8 mjekë në dispozicion për 1 mijë banorë, ndërkohë vendet e zhvilluara e kanë një mesatare prej 4.2 mjekëve për 1 mijë banorë”, ka thënë ministri Ismaili.
Në Fakultetin e Mjekësisë janë pranuar deri tash nga 150 studentë për mjekësi të përgjithshme ndërsa këtë vit do të pranohen 225.
Ministri Ismaili tha se të gjithë këta studentë i pret një e ardhme e ndritur në Kosovë pasi që po punohet çdo ditë që profesionistët shëndetësorë të kenë kushte sa më të mira në vend, raporton EO.
“Kosova po krijon një sistem të qëndrueshëm shëndetësor, ku mjeku do të ketë kushte të dinjitetshme, pagat më të larta në rajon dhe një vend pune të sigurt”, tha ministri Ismaili.
Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kërliu, tha se ky është një vendim që i shërben Fakultetit të Mjekësisë, studentëve por edhe qytetarëve të Kosovës.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...