Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) e ka publikuar një video të veçantë për debutimin historik të Kosovës në Kampionatin Botëror U-21 të hendbollit, që po mbahet në Spanjë.
Kosova po përfaqësohet për herë të parë në histori në një Kampionat Botëror. Dje ekipi i Kosovës e zhvilloi ndeshjen e parë dhe përkundër që regjistroi disfatë me rezultat 23:17 kundër Kroacisë, skuadra ishte mjaft e lumtur pas ndeshjes, transmeton Gazeta Express.
Momentet e para të festës së kosovarëve për këtë ngjarje historike janë incizuar nga kamerat e Federatës Botërore të Hendbollit, që e ka publikuar më pas videon dhe intervistat në rrjetet sociale.
https://www.facebook.com/ihf.info/videos/430705887519238/
Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, është njëri ndër tre të intervistuarit në këtë video dhe ai flet për rëndësinë e kësaj ndeshjeje për Kosovën.
“Është një ditë historike sepse është hera e parë që ekipi ynë po merr pjesë në një Kampionat Botëror, hera e parë që vendi ynë po përfaqësohet në rrethana kaq globale. Sporti është ai që mund t’i bashkojë njerëzit”, shprehet Saraçini.
Në video paraqiten edhe golashënuesi i parë i Kosovës në Kampionat Botëror, Albin Xhifolli, dhe kapiteni i skuadrës, Jon Muqolli.
“Ne dridheshim nga pak, gjunjët tanë dridheshin nga pak. Ishte një moment i madh ta shënoja golin e parë për Kosovën. Unë nuk e kuptova se e bëra, nuk e di çka të them”, u shpreh Xhifolli
“Është një ndjenjë jashtëzakonisht e mrekullueshme dhe unë jam krenar që jam kapiteni i një vendi kaq të mrekullueshëm si Kosova”, shtoi Muqolli. /Gazeta Express/
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...