Bill Gates, themelues dhe pronar i kompanisë “Microsoft”, nuk e ka më vendin e dytë në botën në listën e personave më të pasur. Këtë pozitë e ka zënë miliarderi francez, Bernard Arnault.
Arnault, shef ekzekutiv i kompanisë për prodhime luksoze “LVMH”, në kuadër të së cilës është edhe firma e njohur “Louis Vuitton”, e zuri vendin e dytë të martën në indeksin “Bloomber” të miliarderëve. Kjo është hera e parë që Bill Gates bie nga dy pozitat e para në listën e personave më të pasur në shtatë vjetët e fundit.
Sipas këtij indeksi, francezi Arnault ka pasuri prej 108 miliardë dollarësh. Vetëm vitin e kaluar, pasuria e tij është rritur për 39 miliardë dollarë. Në anën tjetër, pasuria e tanishme e Bill Gates është 107 miliardë dollarë.
Në kuadër të korporatës gjigante “LVMH” funksionojnë firmat për prodhimin e gjërave luksoze, si “Luis Vuitton”, “Christian Dior”, Givenchy”, “Dom Perignon” dhe “Sephora”.
Sipas indeksit “Bloomberg”, Bill Gates do të ishte në vendin e parë si personi më i pasur, nëse nuk do ta jepte një pjesë të madhe të pasurisë për bamirësi. Deri tash, ai i ka dhënë 35 miliardë dollarë për bamirësi.
Në vendin e parë vazhdon të mbetet shefi ekzekutiv i kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos, i cili ka pasuri prej 125 miliardë dollarësh, shkruan “CNN”
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...