E kjo ka bërë që Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF të reagojë duke bërë thirrje përgjegjësi më të madhe nga institucionet, raporton arbresh.info.
Donjeta Kelmendi nga KOMF ka thënë se kërkon veprime të menjëhershme nga prokuroria në mënyrë që rasti të zbardhet.
“KOMF Kërkon veprime të menjëhershme nga prokuroria për zbardhjen e rastit. Sipas raportit të policisë dhe mediave, viktima ka pasur shenja dhune të asaj fizike dhe seksuale. Po ashtu 11 vjeçar kishte plagë në trup ku këtë e kanë mjekët e mjekësisë ligjore. Ne kemi kërkuar nga mjekësia ligjore qasje në raportin e autopsisë, por nuk na kanë dhënë me arsyetim se ende ishte në fazën e kompletimit. “
Kelmendi ka deklaruar se ende më shqetësuese bëhet rasti kur ky rast ishte raportuar në polici edhe më herët dhe nuk ishte ngritur aktakuzë.
“Akoma më shqetësuese është se nëna e viktimës ishte në dijeni të rastit nga vet fëmija dhe se rastin e kishe bërë të ditur në Policinë e Kosovës se fëmija ishte abuzuar pasiqikisht, fizikisht dhe seksualisht.
Ne kemi kërkuar nga institucionet që të na japin detaje në mënyrë që të kuptojmë se si ishte trajtuar rasti. Kësaj kërkese nuk i’u ka përgjuar policia e Kosovës dhe prokuroria ka thënë se rasti ende është nën hetime.
Në bazë të deklaratave të nënës, rasti më 29 janar ishte raportuar në Polici dhe pas tre muajsh me datën 15 prill 2019, rasti ishte proceduar në prokurori. Për derisa për personin nuk ishte ngritur aktakuzë. Në këtë rast kërkojmë nga Inspektorati i Policisë të hetojë rastin. ” tha Kelmendi.
Nga ana tjetër Kelmendi ka bërë të ditur se vetëm brenda 4 ditëve në Prishtinë dhe Prizren janë vëzhguar 153 fëmijë në kushte të rënda
“KOMF bënë me dije se vetëm brenda 4 ditëve, në Prishtinë dhe Prizren janë vëzhguar 153 fëmijë në situatë të kushteve të rënda. Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës 6.8 për qind e fëmijëve punojnë në kushte të rrezikshme. Fëmijët e përfshirë në punë të rënda u ekspozohen një sërë rreziqesh për shëndetin dhe formave të ndryshme të shkeljes së të drejtave të fëmijës, përfshirë: neglizhimin, keqtrajtimin, abuzimin fizik dhe psikologjik. “.
KOMF duke bërë me dije se aktualisht nuk ka shërbime të veçanta për fëmijët e tillë, ka kërkuar nga komunat që të marrin hapa të duhura në lidhje me këtë temë.
“Aktualisht, nuk ka shërbime të veçanta që komunat duhet të ofrojnë për të adresuar mbrojtjen e fëmijëve të përfshirë në punë të rënda KOMF ju bënë thirrje komunave të Kosovës, të sigurojnë financim të qëndrueshëm për shërbimet sociale në mënyrë që t’i mundësohet zyrtarëve komunal të ofrojnë shërbime cilësore për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve të përfshirë në punë të rënda”
Në fund Kelmendi shtoi se kanë marre informacione nga Policia që një person është arrestuar në lidhje me vrasjen e të miturit në Fushë Kosovë dhe i njëjti është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Sot kemi marrë informacionin që Policia e Kosovës me datën 16.07.2019 rreth orës 19:55 nga njësitë policore të Stacionit Policor të Fushë Kosovës është arrestuar personi i dyshuar për këtë vepër”.
Rasti i raportuar me datën 11.07.2019 fillimisht është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa pas veprimeve hetimore dhe operacionale dhe me urdhër të prokurorit të shtetit ky rast është rikualifikuar, si vepër penale “vrasje e rëndë”.
Personi i arrestuar, i dyshuar për veprën penale “vrasje të rëndë”, me urdhër të prokurorit kompetent është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.”, tha Kelmendi./arbresh.info/
WhatsApp po punon për ta bërë më të shpejtë dërgimin e fotov...
Fitorja e Trumpit, Kokalari: Hashim Thaçi dhe të tjerët së s...
Vaji i jargavanit – Ul temperaturën dhe lufton depresionin
Pacolli tregon për festën në Mar a Lago për nder të presiden...
Kosova mposhtet në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifik...
Amerikanët prezantojnë një bateri për automjetet elektrike m...