Google ADS

Basha uron presidenten e zgjedhur të Komisionit Evropian: Lajm i mirë për BE-në dhe Shqipërinë

08:34 | 17 Korrik 2019
A. B.

Lideri i opozitës në Shqipëri ka uruar presidenten e zgjedhur të Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

Me anë të një postimi në Twitter, Lulzim Basha, thotë se zgjedhja e Von der Leyen është një lajm i mirë për Bashkimin Evropian dhe Shqipërinë.

Shkrimi i plotë i Bashës

Urimet më të ngrohta për Presidenten e re të Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen. Gruaja e parë në drejtimin e Komisionit të BE është një lidere me besim të fortë në vlerat thelbësore evropiane të lirisë, demokracisë, sundimit të ligjit dhe dinjitetit individual. Një lajm i mirë për BE dhe Shqipërinë!.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme