As Kuvendi nuk do të mund t’i “ndihmojë” universiteteve

08:03 | 17 Korrik 2019
Arbresh.info

Vendimi i Këshillit Shtetëror për Cilësi ka ngritur shumë reagime e pikëpyetje se çka do të ndodh më tri universitete publike në vende.

Shpëtim nga ky vendim,  tri universitetet nuk do të gjejnë as në Komisionin për Arsim në Kuvendin  e Kosovës.

Të paktën kështu shprehet kryetari i këtij komisioni, Ismajl Kurteshi.

Në një përgjigjej dhënë arbresh.info, kurteshi ka sqaruar se komisioni vetëm do të verifikoj nëse vendimi është marr në bazë të ligjit, në të kundërtën nuk do të mund të ndërhyjnë në vendimet e Këshillit për Cilësi.

Sipas tij nuk ka kuptim që politika të ndërhyj në këtë çështje përderisa është një këshill enkas për cilësi të arsimit.

“Komisioni duhet vetëm më u interesua a ka bazë ligjore vendimi i Këshillit Cilësor të Cilësisë. Nëse vendimet janë të bazuara në ligje ndërhyrja  në një institucion të pavarur nuk ka kuptim, sepse ndërhyrja e Komisionit ndërhyrja e Kryeministrit e ndërhyn politika atëherë cila është kuptimi i ekzistimit të këtyre komisioneve që i kemi. Nëse ka pasur shkelje dhe s’ka pasur trajtim të barabartë të gjitha institucioneve të arsimit të lartë atëherë do të reagojmë, a nëse ka qenë trajtimi duhur dhe çdo gjë ka shkuar në bë të ligjit atëherë s’kemi drejt në ndërhyrje. Nuk u votua ende ligji i ri për arsimin të  lartë deri atëherë ligji i vjetër është në fuqi”.

E për dallim nga komisioni parlamentar për arsim, ai që nuk ka mund të rrijë anash karshi këtij vendimi është i pari i qeverisë, Ramush Haradinaj.

Haradinaj jo vetëm se nuk e ka përkrahur këtë vendim por i ka quajtur anëtarët e Këshillit  mercenarë, të cilët në mënyrë kriminale thotë se po tentojnë për të mbyllë universitetet shtetërore në emër të cilësisë, për t’i quar në universitete private.

“Ky është një lloj krimi, kur dikush ka arrogancë me iu thanë krejt këtyre fëmijëve. Ndoshta kanë edhe dallavere me universitetet private, dhe në emër të cilësisë i mbyllin këto universitetet, për me shkua tek privatët.  Nuk mundesh me i lanë fëmijët. Në këtë Kosovë nuk punohet kështu. Nuk jemi krejt mercenar në këtë vend. Na dhemb çka ndodhë në këtë vend”, ka thënë Haradinaj.

Madje Haradinaj ka shtuar se një vendim i tillë është i papranueshëm, dhe se nxënësit nuk guxojnë të mbesin pa u regjistruar.

Këto deklarata kryeministri Haradinaj i ka bërë të martën në një konferencë për media.

Kujtojmë se këshilli Shtetëror i Cilësisë ka vendosur që universiteti i Prizrenit, Pejës e Mitrovicës si dhe 4 kolegje private mos t’i akreditojë në këtë  viti akademik 2019/20.

Puna në këto universitetet do të vazhdojë njëjtë vetëm se për një vit nuk do të mund të pranojnë student të rijnë./V.Selimi/Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme