Tri universitetet publike, Prizren, Pejë e Mitrovicë, nuk do të mund të pranojnë student të rijnë vetëm këtë vit akademik 2019/20 pas vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe jo siç është raportuar se janë mbyllur.
Njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Popovci në një përgjigjej për arbresh,info, ka sqaruar se çka saktësisht do të ndodh më këto tri universitete dhe më studentët të cilët tashmë veç janë të regjistruar.
“Ky ka qenë një proces i rregullt i akreditimit i cili edhe kurorëzohet me një vendim gjatë muajit korrik dhe nuk ka ndodhë mbyllja e tri universiteteve, por ka ndodhë mos akreditimi i tyre. Mbyllja do të ndodhë nëse ato universitete dështojnë të akreditohen edhe një here brenda një viti, domethënë brenda një viti ato kanë të drejtë edhe një here të aplikojnë. Krejt aplikacioni i këtij procesi të deri tanishëm janë që këto procese që gjatë këtij viti nuk kanë të drejt të regjistrojnë student të rinj, ndërsa studentët ekzistues vazhdojnë normalisht. Studentët që janë duke studiuar aktualisht, thjesht vazhdojnë studimet pa asnjë pengesë. Vendimi i agjencisë është që këto nuk bënë të akreditohen, atëherë këto fare nuk do të shpallin konkurs sivjet, kuptohet nëse vendimi nuk rrëzohet përmes vendimit të ankesave ose përmes procesit gjyqësorë që mund të pasoj”, ka përfunduar Popovci.
E ndonëse pajtohet me vendimin e Këshillit Shtetërorë për Cilësi, të njëjtin pajtim nuk e ka edhe me kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj.
Reagimet e tij të bëra tash e dy ditë karshi vendimit për mos akreditim të tri universiteteve publike, po i sheh të panevojshme.
“Është shumë normale që politikanët të reagojnë, por, nuk është në rregull që të ndërhyjnë. Toni i reagimit të kryeministrit fliste për qëllimin e ndërhyrjes, sepse tha se do të marrin masa dhe duhet të rikujtojmë një herë se ndërhyrja e cila ka ndodhë në shtatorin e vitit 2017, ka rezultuar me përjashtimin e agjencisë nga EQUAR-i. Dhe tani nëse do te ndodhë edhe një ndërhyrje tjetër të asaj natyre me siguri pasojë do të jetë përjashtimi nga organizata tjetër ku agjencia tani e ka një status të degraduar dhe kjo do të thotë izolim i Kosovës nga hapësira evropiane e arsimit. Prandaj qeveria nuk duhet të ndërhyjë, të cilat janë të emëruara nga kuvendi”, ka thënë Pupovci.
Se vendimi i marr nga Këshilli Shtetëror për Cilësi karshi këtyre tri universiteteve publike është i drejtë e thotë edhe Rron Gjinovci, nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim.
Sipas tij në momentin kur universitetet nuk i plotësojnë kriteret për akreditim atëherë më mirë është që për një vite mos të kenë të drejtë të pranojnë student të rijnë.
“Vendimi ka shkua sipas procedurave që i rregullojnë çështjet e akreditimit ka pasur vlerësim nga ekspertet ndërkombëtare dhe në bazë të vlerësimit janë marr raportet që janë deri në 40 faqe dhe janë të detyruara që lidhen më standardet e akreditimit, mbasi e kanë parë se shumica e kritereve s’janë përmbush atëherë Komisioni ka marr vendim dhe është i obligim më aprovua atë vendim dhe më tërheq akreditimin për një vit 3 universiteteve publike dhe 4 privatë, vitin e ardhshëm këto munden më aplikua përsëri për akreditim por ketë vit s’mund të marrin student të rinj. Mos me pranua student për një vit nuk do të thotë që mbyllen aty jeta e studentëve që kanë fillua studimet vazhdon vetëm, se s’do të pranojnë student të rijnë deri sa ti plotësojnë kushtet kjo është në të mirë të tyre për ngritjen e cilësisë”.
Por edhe ky, sikurse Dukagjin Popovci, po e sheh të panevojshëm ndërhyrjen e kryeministrit Haradinaj në këtë vendim.
Madje Gjinovci, ka dhe një paralajmërim për të gjitha fytyra politike që do të tentojnë ta ndryshojnë këtë vendim.
“Lidhur më ndërhyrjet e Qeveris janë të pa pranueshme dhe të pavend dhe gjitha paralajmërimet për ndërhyrje janë ilegale dhe ORCA si organizata është e gatshme më i be kallëzime penale cilido zyrtarë të Qeveris që mundohet të ndërhyj në këtë proces. Akreditimi i tyre nuk ju është bërë pasi që s’kanë pasur një vizion e strategji për Zhvillim të kuadrit e kutikulave por ka edhe arsye tjera”.
Ndryshe, vendimi i KShC’së për mos akreditim ka ardhur pas rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtar.
Ky vendim ka ngritur reagime në skemën politike e më i zëshëm ishte kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.
I pari i Qeverisë ka deklaruara se do ta rishikoj këtë vendim./V.Selimi/Arbresh.info/
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...