Ish-drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, njëherësh njohës i çështjeve të arsimit në përgjithësi, Jonuz Salihaj, ka thënë se vendimi për mosakreditimin e 3 universiteteve publike nuk është vendim politik, por është pasojë e cilësisë në ato universitete.
Në Interaktiv të KTV-së, Salihaj ka thënë se është fat që Agjencia Kosovare e Akreditimit (AKA) ka bërë vetëm vlerësimin e programeve në fushën e akreditimit, sepse, sipas tij, pot t’i monitoronte këto programe, “besoj se do të mbylleshin tërësisht këto universitete”.
“Shekulli 21 është i teknologjisë informative, dhe Universitetet kanë nevojë për programe të reja. Universiteteve u duhet një vlerësim nga jashtë. UP-ja është më mirë, madje edhe në rajon, është më mirë se Universiteti i Tiranës, por kjo s’duhet të na gëzojë, sepse duhet të jemi shumë mirë”, deklaroi Jonuzaj, duke theksuar se drejtuesit e universiteteve duhet të vetëdijesohen dhe ndoshta vitin e ri akademik do të riakreditohen.
Duke folur për universitetet private në vend, Salihaj tha se në to ka shumë punë, sepse ka shumë parregullsi.
“Aty, në të kaluarën, janë pranuar studentë pa maturë shtetërore. Dihet se matura shtetërore është kusht për regjistrim në fakultet. Po të futej inspektori në ato universitete, të kontrollojë regjistrimet në të kaluarën, do të gjente shumë parregullsi. AKA do të duhej të kishte inspektorë, por këshilli i Agjencionit është i ri. Në këtë Agjencion ka pasur edhe korrupsion. Ish-kryetari i AKA-s është ndjekur për korrupsion. Megjithatë, unë u besoj raporteve të tyre, e sidomos atyre të ndërkombëtarëve”, u shpreh ish-Drejtori i Arsimit në Prishtinë.
Salihaj tha se universitetet private janë biznes i madh, ku regjistrohen zyrtarë qeveritarë për të marrë një diplomë e të marrin poste të larta.
Ai tha se i vjen turp për diplomën që e ka kur e mendon se kush ka diplomuar tash.
“Mua më vjen që të marr diplomën time e ta shqyej para Teatrit, duke parë se kush ka marr diploma”, theksoi Salihaj.
Për ndërhyrjet politike në arsim, Salihaj tha se duhet të mësohemi që të mos ndërhyjmë.
“Kemi ardhur në nivelin më të ulët, e kremi prekur dyshemenë, dhe tani është koha të ngrihemi”, tha Jonuz Salihaj
Sylvinho: Çekia dhe Ukraina janë kundërshtarë të fortë, stad...
Vitia i uron shërim të shpejt Kusari-Lilës, i bashkohet thir...
Erdogan: Trump t’i kërkojë Izraelit të ndalojë luftën në Gaz...
Pesë të hospitalizuar, 62 të arrestuar pas sulmeve ndaj tifo...
KQZ merr vendim që numri i qendrave të votimit të jetë rreth...
Bashkimi Demokratik regjistrohet si partia më e re në Kosovë