Gjilan: Hapet panairi ‘Gratë në Biznes dhe artizanate tradicionale’

07:16 | 17 Korrik 2019
Arbresh.info

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) organizon sot në Gjilan panairin “Gratë në Biznes dhe artizanate tradicionale”.

Në këtë panair do të marrin pjesë rreth 32 biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës.

Ceremoninë hapjes të panairit do të bëjnë zv. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Arbëreshë Krasniqi dhe Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri./Arbresh.info./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme