Google ADS

Arrestohet ish presidenti i Perusë Alejandro Toledo, mori 20 milionë dollarë ryshfet

07:11 | 17 Korrik 2019
Arbresh.info

Ish-presidenti i Perusë, Alejandro Toledo, është arrestuar në SHBA, bëjnë të ditur autoritetet peruane.

Zyra e kryeprokurorit tha se arrestimi i tij ishte në lidhje me një kërkesë për ekstradim të lëshuar në mars të vitit të kaluar.

Toledo është akuzuar për marrjen e ryshfeteve me vlerë 20 milion $ në nga kompania ndërtuese braziliane, Odebrecht, gjatë kohës që ai ishte në detyrë midis viteve 2001 dhe 2006.

Ai mohon të gjitha akuzat duke thënë se ata janë të motivuara politikisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme