Google ADS

Gjenerali rus që uzurpoi Aeroportin e Prishtinës: Gabim i madh që u tërhoqëm nga Kosova

17:03 | 16 Korrik 2019
Arbresh.info

Gjenerali rus, Lenoid Grigoryevich Ivashov, tashmë i pensionuar, thotë se Rusia ka bërë gabim të madh kur ka vendosur që të tërheq ushtrinë nga Kosova.

Këto deklarata ai i ka bërë në një intervistë për të përditshmen serbe ‘Novosti’.

Siç shkruan ‘novosti’, Ivashov është njeriu që kishte organizuar futjen e 250 trupave të Rusisë në Prishtinë gjatë vitit 1999 për të marrë nën kontroll Aeroportin e Prishtinës, pak para arritjes së trupave paqeruajtëse të NATO-s.

“Propozimi për t’u tërhequr nga Kosova mund të ketë ardhur vetëm nga një injorant apo tradhtar. Jo vetëm që nuk kishim nevojë të tërhiqeshim, por Rusia jo vetëm që duhej të ruante Ballkanin, por gradualisht të rriste kontingjentin e saj për qëllime strategjike”, ka thënë Grigoryevich Ivashov i cili është edhe kryetar i akademisë ruse për gjeopolitikë, transmeton gazeta express.

Ndër të tjera në këtë intervistë ai ka folur edhe për krijimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, duke thënë se “një numë i madh i shteteve të Evropës nuk dëshirojnë që Kosova të ketë ushtri”.

Sipas tij pavarësisht asaj që e thotë Hashim Thaçi, për Ushtrinë e Kosovës vendosin shtete te Perëndimit.

Grigoryevich thotë që shpreson që shtetet perëndimore të mos lejojnë krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

“ Të shpresojmë që Perëndimi dhe Evropa nuk do të përsërisin gabimin e njëjtë dhe të lejojnë krijimin e ushtrisë. Shqiptarët e Kosovës janë involvuar në aksione terroriste, trafikim droge. Nëse Evropa e bën të njëjtin gabim përsëri, do të na kujtojë ditët e këqija kur ata e njohën pavarësinë e tyre dhe Ushtrinë e tyre”, është shprehur gjenerali 75 vjeçar rus.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme