Instituti Columbus ka organizuar bashkëbisedim me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, në kundër të ciklit të intervistave të projektit “Monitorimi i Prokurimit për Sistemin e Sigurimeve Shëndetësore”.
Ministri Ismaili ka folur rreth mbledhjes së premiumeve ai beson se në fillim të vitit 2020 do të kemi mundësin të kemi një sistem për sigurime shëndetësore.
“Unë nuk mund të jap llogari për të tjerët qa kanë me vendos. Ajo ka qenë një lajthitje tani jemi në realizim përveç që e ka krijuar boshtin e vet është duke pasur një realizim informativ rreth 50 % ka përfunduar. Deri në fillim te viti 2020 do te kemi mundësin të kemi një sistem për sigurimet shëndetësore”.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, dje ka pritur në takim Ministrin e Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn me ç’rast ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e shëndetësisë.
“Nënshkrimi dje më ministrin e shëndetësisë të Gjermanisë është pika e parë për sigurime shëndetësore do ju ndihmojmë në implementim ka qenë ajo që ka thënë ministri. Për gjermanin është interesante të vjen të jep ekspertizën e vet. Është hera e par që vjen nië ministër i shëndetësisë në Kosovë, dhe është hera e par që një shtet vjen e nënshkruan një deklaratë të tillë dhe thotë se gjermania do të na mbështet. Sot kemi një sistem të fondit i cili është në implementim dhe është duke i realizuar dhe në momenti kur hyn ky sistem i ri, fondi do ketë mundësinë edhe të mbledhjes së parave, por edhe të kontrollit. Marrëveshja me Gjermaninë, Kosova nga kjo marrëveshje përfiton ekspert gjerman direkt në fushën e sigurimeve shëndetësore.
Tutje thotë se ai ka kërkuar që ata të vijnë ta shohin gjendjen e shëndetësisë ne Kosovë.
“Ata janë duke diskutuar për formën dhe cilët njerëz mund të na ndihmojnë. Prandaj un kam kërkuar që ata të vijnë ta shohin gjendjen ne Kosovë, sepse sigurimet shëndetësore i kanë varfëruaR qytetarët tanë, e që nuk ka pasur me dekada sigurime shëndetësore në vendin tonë”, tha ministri./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2548583118505449/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...