Google ADS

Veseli në Kongresin Amerikan, bën thirrje për njohje nga vendet që ende s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës

16:11 | 16 Korrik 2019
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po merr pjesë në forumin e liderëve parlamentarë të organizuar nga Kongresi Amerikan, në Washington.

Në hapje të këtij forumi, ku po marrin pjesë krerë parlamentesh të shumë vendeve, por edhe nga ato që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Veseli ka përcjell një mesazh, nëpërmjet të cilit u ka kërkuar atyre që ta njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

“Kosova është shtet i ri dhe po ecë përpara. Kërkoj nga ju që ta njihni shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Kjo i shërben paqes dhe stabilitetit në Evropën Juglindore. I shërben edhe miqësisë dhe zhvillimit të lidhjeve tona në të gjitha fushat e mundshme të bashkëpunimit”, tha Veseli, në hapje të fjalës së tij në Kongresin Amerikan.

Në këtë forum të organizuar nga Kongresi Amerikan, bashkë me Kryeparlamentarin Veseli po marrin pjesë edhe deputetët e opozitës, Mimoza Kusari-Lila dhe Avdullah Hoti.​/arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme