Paris Saint-Germain është e vendosur të kërkojë 222 milionë euro plus bonuse nga Barcelona nëse dëshirojnë të nënshkruajnë me Neymar.
AS njoftoi të martën e kaluar se katalanasit, të cilët janë të prirur për të rikthyer brazilianin përsëri në ‘Camp Nou’, kishin paraqitur një ofertë me vlerë 40 milionë euro plus Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele.
Por, sipas burimeve të afërta, PSG nuk është e interesuar në shitjen e 27-vjeçarit për më pak se 222 milionë euro, shifra që ata ranë dakord t’i paguajnë Barçës për ta marrë atë fillimisht në vitin 2017, transmeton lajmi.net.
Nëse kampionët e Spanjës do të vazhdojnë të ofrojnë lojtarë si pjesë të negociatave, ‘Les Parisiens’ do të konsideronin vetëm përforcimet në mbrojtje, pasi ata tashmë posedojnë një sërë talentesh në fazën ofanzive, përfshirë Kylian Mbappe, Edinson Cavani, Angel Di Maria dhe Julian Draxler.
Ndërkohë, Barcelona është e gatshme ta falë Neymarin për largimin e dy viteve më parë dhe edicionin e ardhshëm të synojë Ligën e Kampionëve, trofe ky që i mungon që nga viti 2015.
Në anën tjetër, kampioni i Ligue 1 nuk është aspak i kënaqur me sjelljet e brazilianit – i cili nuk u paraqit në stërvitje me kohë disa ditë më parë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...