Bashkimi Evropian pritet të ndërshkojë sot në mënyrë simbolike Turqinë mbi atë që ai e quan shpime “të paligjshme” për naftë dhe gaz në afërsi të Qipros.
BE-ja ka kërcënuar gjithashtu për sanksione më të ashpra në të ardhmen nëse Ankaraja nuk ndryshon, thanë ministrat e Gjermanisë dhe Austrisë.
Ministrat e punëve të jashtme të bllokut pritet të miratojnë sot në Bruksel një vendim për të ulur kontaktet diplomatike dhe financimin për Ankaranë, një kundërpërgjigje ndaj asaj që ata e shohin si ndërhyrje në zonën ekskluzive ekonomike të Qipros.
Në qershor, krerët e BE-së paralajmëruan Turqinë t’u japë fund shpimeve pranë Qipros, përndryshme blloku prej 28 anëtarësh do të marrë masa.
Qiproja, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian, ka kërkuar sanksione më të ashpra në të ardhmen, por të vende të tjera kanë paralajmëruar që të mos krijohen armiqësi me një aleate të rëndësishëm në çështjet e sigurisë dhe migrimit, siç është Turqia./voa/
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...