Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takaur në Washington Senatorin demokrat Gary Peters dhe Kongresmenin republikan Vern Buchanan, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe SHBA-së.
Gjatë takimit me Senatorin Gary Peters i cili është anëtar i Komitetit për Siguri Kombëtare në SHBA, kryeparlamentari Veseli foli për të ardhmen e ushtrisë së Kosovës dhe bashkëpunimin e saj me ushtrinë amerikane.
Senatori Peters nga ana e tij shprehu mbështetjen për të ardhmen e ushtrisë së Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.
Ndërsa në takim me Kongresmenin Vern Buchanan, Veseli ka diskutuar për çështjet tregtare dhe për nxitjen e investimeve amerikane në Kosovë.
Veseli tha se Kosova ka potencial të zhvillimit ekonomik dhe tashmë ka infrastrukturë moderne për investitorë të jashtëm.
Ndërsa Kongresmenin Vern Buchanan, tha se është duke u interesuar që të nxisë kompani amerikane për të investuar në Kosovë në sektor të ndryshëm.
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...