Detaje nga aksidenti në Divjakë, viktima ndiqte hajdutët e lopës

08:50 | 16 Korrik 2019
A. B.

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti që ndodhi në “Tre urat” në Divjakë, ku humbi jetën shoferi dhe u plagos u biri. Mësohet se viktima është 57-vjeçari, Agim Muça ndërkohë që ka mbetur i plagosur djali i tij.

Gjatë natës 57-vjeçarit, i kanë vjedhur në banesë lopën. Pasi ka parë autorët ai është vënë në ndjekje të tyre pasojë ka humbur kontrollin mjetit.

Mësohet se viktima po drejtonte mjetin tip “Ford” i cili ka dalë nga rruga duke e lënë atë të vdekur në vend ndërkohë që djali i tij Rr.M, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme