Një intervistë ekskluzive me Neymarin, e cila është dashur të transmetohej të hënën në mesditë në televizionin brazilian, nuk është shfaqur në ekran për shkak se ishte vjedhur nga hajnat.
Neymar ka qenë në lajme vazhdimisht kohëve të fundit, së pari për shkak të akuzave për përdhunimin e një gruaje dhe më së fundmi pas deklaratave të drejtuesve të Paris Saint-Germainit se ai mund të shitet këtë verë për çmimin e duhur, transmeton Gazeta Express.
Sipas UOL Esporte, automjeti i gazetarit të tyre është plaçkitur menjëherë pasi ylli i PSG-së e kishte dhënë një intervistë për të.
Intervista ishte caktuar të transmetohej të premten por pastaj data dhe ora u ndryshuan për të hënën, gjë që sugjeron se këto ndryshime ishin bërë për ta lehtësuar plaçkitjen.
E tërë bota po priste me padurim për publikimin e intervistës, duke i parë thashethemet e mëdha rreth të ardhmes së pasigurt të Neymarit.
Megjithatë, Neymar kishte pranuar ta bëjë këtë intervistë vetëm nëse nuk do të pyetej për të ardhmen dhe për akuzat për përdhunim.
https://twitter.com/UOLEsporte/status/1150746782093205505
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...