Moti sot në Maqedoninë e Veriut

08:15 | 16 Korrik 2019
A. B.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me reshje të shiut dhe me periudha me diell. Reshjet më të dendura do të jenë në rajonin e Pollogut, Mavrovës dhe Shkupit.

Gjithashtu do të fryjë erë mesatare veriore, e cila më e fortë do të jetë në rajonin perëndimor.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 9 deri 19 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 15 deri 25 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet të vazhdojnë reshjet e shiut, ndërsa stabilizim i motit pritet javën tjetër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme