Përditësimi i fundit i rrjetit social ‘Twitter’ do të penalizojë përdoruesit që bëjnë postime dehumanizuese kundrejt grupeve religjioze.
Kjo iniciativë vjen menjëherë pasi rrjeti social kërkoi sugjerime në zgjerimin e politikave kundër gjuhës së urrejtjes, transmeton lajmi.net.
Twitter tani ndalon gjuhën e urrejtjes që targeton grupet fetare, një ndalim që thotë se mund të shtrihet në kategori të tjera si raca dhe gjinia.
Rrjeti social tashmë ndalon gjuhën e urrejtjes që drejtohet tek adhuruesit individualë. Ajo gjithashtu ndalon fjalimin e urrejtjes në baza racore, gjinie dhe kategorive të tjera.
Twitter, së bashku me YouTube dhe Facebook, kanë qenë të akuzuara për përhapjen e ngacmimeve dhe urrejtjes në shërbimin e tyre.
Kompania thotë se mund të ndalojë gjithashtu gjuhën e ngjashme të përdorur, që targeton grupe të tjera të tilla si ato të përcaktuara nga gjinia, raca dhe orientimi seksual, por kjo nuk është përfunduar ende.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...