Google ADS

Mërgimtaret detyrohen të japin mito në kufirin Hungari-Serbi

20:47 | 15 Korrik 2019
Arbresh.info

Pritjet në pjesën e Serbisë janë 30 minuta, ndërsa në anën e Kosovës s’ka pritje

Me këto vetura shumë mërgimtar janë nisur për pushime në Kosovë shkruan Gazeta Express

Por, rruga e tyre drejt vendlindjes nuk kalon pa sfida.

Deri sa pritjet në kufirin mes Serbisë e Kosovës, nuk janë të gjatë telashe atyre po u del diku tjetër.

Pritje më të gjata ka në kufirin Hungari – Serbi.

Madje, mërgimtarët atje detyrohen edhe të japin mito për të kaluar më shpejtë në këto pika kufitare.

“Ne qofte se jep pare kalon ma lehte vallah. Po i kemi pagu 20 euro dikun se nuk po munesh mej lone fëmijët me prit .. te pala serbe ne kufi Hungari – Serbi.”

Pas kësaj, ata vazhdojnë rrugën për në kufirin e tyre të fundit.

E ky kufi, është vendkalimi kufitar, Merdare, Serbi-Kosovë, në të cilin mërgimtarët thonë se presin rreth një orë.

“Pritjet në kufi në palën serbe ken një orë, kemi qenë dikun 30 makina ma shumë jo.. Në Kosovë vetëm një minut”

Një gjë e tillë nuk po ndodh me automjetet në dalje.

Bile Policia e Kosovës, thonë se pritjet edhe për hyrë në Kosovë janë më të shkurtra se një orë.

“Për momentin pritjet në pjesën e Shtetit të Serbisë janë rreth 30 minuta, kurse në hyrje në shtetin e Kosovës pritjet janë vetëm sa të mbarojnë procedurat e kontrollit kufitar.”

Numër i madh i mërgimtarëve ditët e fundit po vijnë nga shumë shtete Evropiane, e më së shumti vijnë nga Gjermania.

Mesatarisht, në pikën kufitare në Merdare hyjnë dhe dalin rreth 500 vetura në ditë, ndërsa vetëm në fundjavë ky numër ka shkuar deri në 800 sosh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme