Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim deputetin në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK’së, Ramiz Kelmendi.
Kelmendi përmes faqes së tij në Facebook ka bërë të ditur se ndër temat e diskutuara ishte edhe fuqizimi i ekonomisë vendore dhe asaj infrastrukturore që konkretisht kanë të bëjnë me mundësinë e lehtësimit të qarkullimit efikas si për veprimtaritë biznesore e prodhuese ashtu edhe për qasjen e qytetarëve në autoudhat tona duke ulur koston e shpenzimeve të palëve në fjalë!
Javën e kaluar ka pasur protesta në hyrje të qytetit të Pejës nga bizneset që u ankuan se u është mohuar qasja në autostradën e re Pejë-Zahaq, që njëherit është fillimi i magjistrales Pejë-Prishtinë e cila ende nuk është përfunduar.
Në këto protesta ka pasur të arrestuar. Puntorët e këtyre biznese që protestuan bllokuan rrugën magjistrale si shenjë pakënaqsie ndaj vendimit të ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj për mbylljen e daljeve të shumta të kësaj autostrade. Ky vendim erdhi si pasojë e aksidenteve të shumta që ndodhën
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...