Google ADS

Ministri Tahiri përfundon raportimin para komisionit për Legjislacion

13:50 | 15 Korrik 2019
Arbresh.info

Komisioni për Legjislacion në të cili për 3 orë ka raportuar Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri nuk ka kaluar pa u pyetur edhe për një çështje të ndjeshme.

Ishte kryetarja e këtij komisioni Albulena Haxhiu ajo e cila ka pyetur Ministrin për disa informata se disa persona të cilët janë pjesë e strukturave paralelet serbe janë pjesë e noterëve të përzgjedhur.

“Thuhet që aktualisht janë pjesë e strukturave paralele serbe disa persona që ju kanë nënshtruar testit të noterisë”, tha Haxhiu.

“Cilës strukturë?” ishte përgjigjja e ministrit Tahiri i cili nuk dha më shumë detaje.

E sipas deputetes Albulena Haxhiu i tërë procesi i përzgjedhjeve të noterëve do të mund të adresohej vetëm përmes komisioni hetimor .

Pas pothuajse 3 orë Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka përfunduar raportimin e tij rreth dyshimeve për përzgjedhjen e noterëve të rinj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme