Së fundmi është shpërndarë hashtagu, #BarbiesDarkSecrets nga shumë përdorues të Twitter-it duke nxjerrë sekretet e errëta të femrës më të përsosur dhe të shëndetshme që njohin fëmijët deri më sot, kukulla barbi.
Sepse në të gjitha rastet që është publikuar ky hashtag, e nxjerr imazhin e kukullës barbi në disa aspekte të jetës jo aq normale sa na është servirur më parë.
Në hashtagun viral në Twitter, zbulohen sekretet e errëta të kukullave barbi, ku në një nga to thuhet: “Ken është shoku i saj më i mirë homoseksual. #BarbiesDarkSecrets”
Pra Barbi, vajza, femra dhe shembulli më i mirë për të gjitha vajzat e vogla, ka shok shumë të mirë Kenin, një djalë homoseksual.
“#BarbiesDarkSecrets ajo është arrestuar më shumë se një herë.”
“Ajo dëshironte që të ishte një kukull @Bratz, por ajo kurrë nuk u bë #BarbiesDarkSecrets”
“Po ajo e do Ken-in dhe ajo është një person shumë dashamirëse #BarbiesDarkSecrets”
“Ajo bëri një mallkim për të gjithë fëmijët që i prenë flokët asaj ? #BarbiesDarkSecrets”
“#BarbiesDarkSecrets është një vrasëse serioze. Kam gjetur këtë foto në web, ju lutem mos e mbështesni më atë MONSTËR.”
Të gjithë jemi mësuar me imazhin e një vajze të mirë, e cila është Barbie. Ndoshta është një kritikë kulturore ose ndoshta është vetëm një ngatërresë, por sido që të jetë, këtu janë një mori sekretesh të fshehura të kukullës Barbi.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...