Ministri Abelard Tahiri këmbëngul se të gjitha testet e kandidatëve kanë qenë me kode dhe jo me emra

13:35 | 15 Korrik 2019
Arbresh.info

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në komisionin për Legjislacion përveç pyetjeve të shumta rreth përzgjedhjes së noterëve të rinj është përballur edhe më reagime lidhur më refuzimin për mos raportimin në komision javën e kaluar.

Anëtari i këtij komisioni nga radhët e LDK-së Arben Gashi, ka kërkuar nga ministri Tahiri të tregoj nëse kanë qenë në dijeni se anëtaret e komisionit përzgjedhës të noterëve të rinj kanë pasur anëtar familjar.

“E kom një vërejtje për ministrin lidhur më letrën që e ka dërguar në Komisionin parlamentar javën e kaluar. Pyetja ka të bëjë lidhur me konstatimin se disa anëtar të komisionit në test kanë pasur anëtar të vetë nga familjet e tyre, a është e vërtet kjo” ka thënë

Ministri Abelard Tahiri, ka treguar para komisionit se janë gjithsej tetë raste që kanë qenë në konflikt interesi në këtë konkurs.

“Gjithsej janë 8 raste të paraqitura si konflikt interesi dhe këto raste janë shmang dhe janë largu në kohën e duhur. Unë kom kërkuar me u shmang konfliktet e interesit. Edhe përzgjedhjen mundeni me bë mos më zgjedh dy noter të Prishtinës në mënyrë që mos mu njoftë. Në këtë mënyrë jemi ndihmu m’i shmang konfliktit të interesit. Në momentin që janë pyet i kanë bërë zëdhënësit e tyre dhe jo ata vetë” ka thënë Tahiri

E në këtë rast ka ndërhyrë deputetja Albulena Haxhiu.

Ajo ka kërkuar nga Ministri të tregoj nëse Nehat Idrizi ose antaret e tjerë kanë qenë të pranishëm në testimin e anëtareve të familjarëve të tyre.

“A ka qenë i pranishëm në testim zotëri Idrizi dhe të tjerët dhe a e kanë ditë ata që janë familjarët e tyre në këtë testim” ka thënë Haxhiu

Por këmbëngulja e Ministrit ka qenë se të gjitha testet kanë qenë më kode dhe jo ke emra.

“Testet janë kontrolluar në kode dhe jo me emra dhe mbiemër” i është përgjigjur ministri Tahiri

Kujtojmë se Ministri Abelard Tahiri, është duke raportuar para komisionit pikërisht për përzgjedhjen e noterëve të rinj./arbresh.info/ 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme