Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar për denoncimet e fundit në media për sasinë e lartë të nitratit tek pjepri. Ai thotë se qytetarët duhet të bëjnë vete kujdes me metoda “tradicionale” shtëpiake.
Merrni fatin në doren tuaj! Bejini vete analizat e ushqimit në shtepi! Ka një irritim dhe panik te arsyetuar qytetar për lajmet të cilat qarkullojnë për nivele të larta të nitrateve te bostanoret (shalqi, pjeper ) .
Por për sa kohë që AKU dhe ISUV heshtin dhe nuk analizojnë ndotjet në ushqim, eshte plotësisht e ligjshme të ruash veten dhe familjen nga ndotja! Jam i sigurt se mbi 99% e shqiptareve nuk kanë mundesi te blejnë aparatura “on line”, prandaj po ju tregoj se si mundet ti zbuloni nitratet te shalqini, në shtëpi vetëm me një tas me ujë!
Ja se si?
Merrni nje copë tuli shalqini pa fara dhe futeni ne nje tas me uje. Lereni per 10 minuta! Nese uji ngjyroset ne rozë atehere shalqini ka nivele te larta nitratesh. Nese uji mbetet pa ngjyre, shalqini eshte ne rregull. Po keshtu, nese copa lundron ne sipërfaqe dhe nuk fundoset, shalqini eshte ok….
Edhe njehere keto janë masa vetëmbrojtjeje qytetare te cilat nuk zevendsojne analizat zyrtare, por eshte më mire se te rrish duarkryq dhe te ankohesh.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...