Presidenti i Brazilit, Bolsonaro, i reagon Messit pas deklaratave për korrupsion në Kupën e Amerikës

12:19 | 15 Korrik 2019
Arbresh Info

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Lionel Mesit se Kupa e Amerikës ishte e korruptuar.

Gara më e madhe për kombëtare në Amerikën Latine që u zhvillua në Brazil, për t’u fituar nga këta të fundit, i ka lënë shije të hidhur yllit të Barcelonës.

Lojtari 32 vjeçar kishte thënë se ai nuk do ta marrë medaljen e vendit të tretë, pas fitore ndaj Kilit, pasi nuk dëshiron të jetë pjesë e korrupsionit.

“Nuk e mora medaljen se nuk dua të bëhem pjesë e korrupsionit, e mënyrës si na kanë trajtuar në këtë garë”, kishte thënë fillimisht pesë herë fituesi i Topit të Artë.

Presidenti Jair Bolsonaro

“Largohemi me kokën lart, sepse me atë që treguam, duke qenë superiorë ndaj Brazilit, meritonim të shkonim në finale”.

“Tashmë është e qartë që Brazili do të dalë kampion, gjithçka është gatuar ashtu. Edhe nëse gjyqtarët nuk do ndikojnë, Peruja mendoj se nuk ka shumë shanse”.

“Unë them gjithnjë të vërtetën, kështu jam i qetë. Kartoni i kuq ka qenë për fjalët që thashë pas ndeshjes me Brazilin”, kishte thënë kapiteni argjentinas.

Ndërsa Bolsonaro ka thënë një reagim të shkurtër në lidhje me atë çfarë tha Messi. “Çfarë tha Messi? Ahhh, po, kjo është një shfaqje për lojtarët e futbollit”.

Ai u pyet edhe për praninë e tij gjatë festes së Brazilit pas triumfit: “Asnjë president nuk është duartrokitur si unë që prej Medicit më 1970”, shtoi më tej ai. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme