Google ADS

Vazhdon përballja e ministrit Tahiri para anëtarëve të Komisionit

12:11 | 15 Korrik 2019
L G

Ministri Abelard Tahiri është duke vazhduar të jap përgjigje rreth pyetjeve që janë duke ja parashtruar anëtarët e Komisionit.

Kësaj here, ministri Tahiri u përball me pyetjet e anëtarit të komisionit, Sami Kurteshi nga Vetëvendosje.

Ai pyeti ministrin se ndonëse ua ka realizuar të gjitha kërkesat administratës së Shërbimit Korrektues, atëherë pse po ka kërcënime më grevë përsëri nga punëtoret.

” Përbërja e komisionit nuk ndryshon. Ligji për paga është diskriminues dhe Vetëvendosja patë deklaru se s’duhet të votohet. Këtë po e vërtetojmë tash. Unë kam një pyetje për ministrin, ka pakënaqësi në njerëz që punojnë në administratën e Gjyqësorit. Nëse pas gjithë këtyre që i keni bërë edhe për stafin edhe sistemin gjyqësor dhe ata përsëri kërcënojnë më greva, atëherë çka ka mbetur që ata po kontestojnë dhe kërcënojnë më grevë”, u shpreh Kurteshi.

Ministri Tahir edhe këtu fajin e largon nga dikasteri i tij.  Ai tha se krejt shqetësimi është tek mos koordinimi ende i koeficientit për këto kategori.

Tahiri tha se pret që kjo çështje të zgjidhet një herë e mirë.

“ Ajo çka ka mbetur është se as unë si ministër s’jam i kënaqur më mënyrën e koeficientit që ua kanë lënë. Shpresoj që kur të filloj të aplikohet 1.2 edhe shtesa besoj që të ngritet dhe deri në tetor ta ketë të qartë kategorizimin për paga. Ligji nuk e thotë në mënyrë specifike për të gjithë kategorizimin por besojmë që kjo të rregullohet”, tha Tahiri .

https://www.youtube.com/watch?v=yfAoWx8GK-8

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme