Deputeti i PD-së Agron Shehaj ka denoncuar një tender të qeverisë mbi kontrollin pompave të naftës, një koncesion “PPP” që sipas demokratit është bërë në mënyrë krejtësisht të fshehtë nga të majtët.
Përmes një denoncimi në rrjetin social, Shehaj shkruan se koncensioni i bërë në fshehtësi i është dhënë një kompanie që do të investojë pak para për të fituar të drejtë 20 vjeçare të kontrollit të ompave të naftës. Deputeti shkruan se vjedhja është e dukshme teksa kompania fituese do të përfitojë minimalisht sipas tij 100 mln euro. Por koncesioni mund të parashrojë po ashtu dhe njëm rritje të çmimit të naftës.
STATUSI:
Nëpermjet një procedure konkurrimi me një ofertues dhe të jashtëligjshme, qeveria ka shpallur kompanine “Noa control” fitues të koncesionit për kontrollin e pompave të naftës. Ky tender është bërë në fshehtësi të plotë, si pasojë e ankesave për fitues të parapercaktuar gjykata ka kërkuar modifikimin e kritereve të garës. Kontrolli i pompave të naftës kryhej nga shteti dhe ishte një aktivitet fitimprures sepse sillte në arkat e shtetit mbi 5 milionë euro në vit. Kompania “Noa Control” do të investoj vetëm rreth 600.000 euro dhe nga koncesioni njëzetvjeçar do të përfitojë minimalisht 100 milionë euro nëse tarifat e kontrollit do jenë të njëjta. Vjedhja nëpërmjet këtij koncesioni është marramendëse dhe kjo është arsyeja pse fituesi i garës së këtij koncesioni ishte i parapercaktuar. I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë këtë aferë korruptive flagrante në shkelje të ligjit.
Kujtojmë se prej disa ditësh në media ka patur një përplasje mes opozitës dhe qeverisë mbi një tjetër aspekt që lidhet me krijimin e një agjencie e cila do të ruajë një rezervë të hidrokarbureve në vend. Kjo sipas opozitës do të sjellë një tjetër rritje të çmimit të naftës, pasi rezerva që do të krijojë qeveria do të mbahet përmes një takse që do t’i vendoset sektorit, i cili më pas barrën do ta kalojë tek konsumatori./Express
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje