Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës (AAK), e ka akuzuar Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Kosovës (MKRS) për dhënien e tenderit në mënyrë të parregullt dhe jo transparente kompanisë turke, Tabanlioglu, për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës.
Projekti për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar u prezantua muajin e kaluar në Muzeun e Kosovës, nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i PDK-së, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi dhe ministri i MRKS-së, Kujtim Gashi.
Por, gjatë prezantimit mori vëmendje një prani e madhe e anëtarëve dhe deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës. PDK-ja, si parti në pushtet, është e njohur për dhënien e tenderëve kompanive turke.
Dhe tani kur ka nisur ndërtimi i stadiumit i paraparë t’i ketë 30 mijë ulëse dhe të kushtojë rreth 50 milionë euro, Arkitektët e Kosovës kanë ngritur akuza për mënyrën sesi u dha tenderi për ndërtimin e tij.
Ata e kritikojnë MKRS-në se nuk i është përgjigjur shoqatës së tyre për të bërë vlerësim profesional dhe për më tepër se e ka eliminuar nga gara një konsorcium amerikan (DLP – ARUP), për t’i hapur rrugë kompanisë turke, Tabanlioglu, për ta fituar të drejtën e ndërtimit të stadiumit në Drenas.
“Ndajmë shqetësimet me anëtarët tonë dhe opinionin, lidhur me jo-transparencën gjatë vendimmarrjes nga ana e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe njëkohësisht, ju informojmë se, as në shkresën tonë zyrtare drejtuar Ministrit, dhe Ministrisë, ne, si trupi i vetëm profesional me interes publik në vend, nuk kemi marrë as edhe një përgjigje”, thuhet në reagimin e AAK-së.
AAK-ja pohon se konsorciumi amerikan është vlerësuar padrejtësisht i papërvojë, edhe pse ndër kompanitë kryesore amerikane, nga komisioni vlerësues i MRK-së.
Reagimi i AAK-së:
“Në situatën e krijuar, e gjitha çka mund të ndajmë me anëtarësinë dhe opinionin është:
Procedura e aplikuar e përzgjedhjes së konkurentëve, ka qenë procedure e kufizuar;
Konkursi ka përfunduar me rivlerësim, për arsye të ankesës së konsorciumit amerikam DLP – ARUP, të cilët fillimisht janë eliminuar, sipas arsyetimit “për mungesë të eksperiencës…”, ndërkohë që të dy anëtarët e konsorciumit janë top kompani botërore;
Në këtë rast, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka kthyer procedurën mbrapsht;
Nga të gjithë të paraqiturit në konkurs dhe gjashtë të përzgjedhurit, vetëm dy punime janë dorëzuar [Konzorciumi amerikan DLP – ARUP njëherë i eliminuar si dhe kompania Turke Tabanlioglu, tashmë fituese];
Konsorciumi amerikan e ka tërheqë punimin e vet para se të kalojë procedurën e vlerësimit, pasi që MKRS-ja nuk ka emëruar komisionin vlerësues konform rregullave të konkurseve ndërkombëtare;
Projekti i kompanisë turke [Tabanlioglu] është shpallë si më i miri në konkurrencë me vetveten, ngase ka qenë i vetmi në procedurën e vlerësimit;
Nuk ka pas asnjë mbrojtje publike, prezantim publik apo çfarëdo forme të komunikimit me publikun as nga autoret as nga Komisioni eventual;
Nuk ka pas as Komision Vlerësues profesional, të njohur apo të publikuar, ose i njëjti është mbajtur larg syve të publikut;
Vetëm më 14.06.2019 është mbajtur, një prezantim përpara një rrethi të ngushtë të emrave nga politika dhe sporti;
Asociacioni nuk komenton projektin arkitektonik, pasi që, nuk ka pas qasje në vlerësimin e tij.”
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...