Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë që disa prej kongresisteve demokrate nga vende “ku qeveritë janë një katastrofë e plotë” duhet të “kthehen mbrapsht nga kanë ardhur dhe të ndihmojnë në ndreqjen ato vende të prishta e të kriminalizuara”.
Megjithëse nuk u tha në mënyrë eksplicite se kujt i referohej, kjo erdhi pasi presidenti amerikan lëshoi një sulm të papritur ndaj Alexandria Ocasio-Cortez dhe Ilhan Omar – të dyja gra me ngjyrë – duke thënë që ato “duhet të ktheheshin nga kishin ardhur”.
Z.Trump pretendoi që dy kongresistet ishin mes një grupi dremokratesh që ishin treguar “jorespektuese” ndaj Nancy Pelosit, shkruan Independent.
Këtë javë, znj.Pelosi, një liberale e bardhë, iu ka thënë kolegëve se ishte e frustruar me njerëzit që përdornin mediat sociale për të kritikuar anëtarët e tjerë të partisë. Këto komente u interpretuan se ishin kundër znj.Ocasio-Cortez, znj.Omar dhe dy grave të tjera demokrate të cilat i përdornin shpesh rrjetet sociale.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...