Komentatori arab shpërthen në lot pas golit të bukur të Mahrezit në fund të ndeshjes

23:32 | 14 Korrik 2019
Arbresh Info

Algjeria është kualifikuar në finale të Kupës së Afrikës, ku do të përballet me Senegalin.

Anësori i Manchester City, Riyad Mahrez, është heroi i Algjerisë.

Kur u mendua se ndeshja gjysmëfinale mes Algjerisë dhe Nigerisë do të shkojë në vazhdime, pasi rezultati ishte 1-1 deri në minutën e 90’, madje kishin kaluar edhe 4 minuta të vazhdimeve, në skenë doli Mahrez.

Ai ka shënuar një gol të bukur në minutën e 94’, ndoshta më të rëndësishmin ndonjëherë, për ta kualifikuar Algjerinë në finale.

Komentatori arab nuk është përmbajtur, ai ka shpërthyer në lot pas kryeveprës së Mahrez, gol që ka vlerën e finales.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme